Viçi lind me dy koka
BILLI·

Kjo foto tregon viçin e lindur me dy koka, katër sy dhe dy gojë.
Ngjarja ka ndodhur në 7 Shkurt në veri të Himachal Pradesh, Indi.
Pronari i kafshës, nga fshati Shimla është shokuar kur ka parë kafshën dhe e ka filmuar. Kjo nuk është hera e parë që në Indi lindin kafshë me deformime të tilla.

Lexo edheNë Japoni meshkujt nuk japin dhurata për Shën Valentin, vetëm femrat
Por, pas publikimi të videos nga pronari, shumë turistë kuriozë kanë shkuar në shtëpinë e tij për ta parë nga afër viçin.

Në Janar një viç në Bengalin Perëndimor ka lindur me vetëm një sy të madh.
Banorët e fshatit e kanë adhuruar viçin, i cili nuk ka hundë, dhe e kanë quajtur atë si një dhuratë të “dërguar nga Perëndia.
/Ballkani.info/














