Vetura godet 15-vjeçaren në zebra
01·

Një vajzë rreth 15-vjeç është goditur nga një veturë në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulanca.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendkalim për këmbësor.

Lexo edheKoalicioni PAN- Ramush Haradinaj tregon se si u pajtuan me PDK’në për bashkëqeverisje
“Policia është duke u marrë me rastin, fatmirësisht aksidenti kaloi pa lëndime të rënda të viktimës. Tani po intervistohet ngasësi i veturës “Mercedes 190” dhe varësisht prej vendimit të prokurorit do të ndërmerren edhe hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë një zyrtar policor.














