Vetëvendosje nesër vendos nëse marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje nesër pritet të mblidhet dhe të vendos nëse do ta marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme ditën e mëkrurë kur pritet të hidhet në votim qeveria Hoti.
Arberie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga Vetëvendosje ka thënë se si grup parlamnetar ende se kanë qëndrimin përfundimtar se si do të veprojnë.
“Nesër do të vendosim për pjesëmarrje apo jo. Për qytetarët është e qartë se kah po shkojnë LDK dhe partnerët. Si do të reagojmë do të vendosim nesër”, ka deklaruar Nagavci në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Lexo edheMe t’u lehtësuar masat, Luana Vjollca vije në Prishtinë (FOTO)
E pyetur se a do ta drejtojë ajo seancën, nëse kryekuvendarja Vjosa Osmani nuk e bën këtë gjë, ajo ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk ka kurrfarë kuptimi me u bë pjesë e këtij skenari. Kjo që po synon LDK është përmbysej e rendit demokratik. Nuk mendoj që është mirë me qenë pjesë e këtij skenari të turpshëm që mund të bëhet realitet. Personalisht vet është diçka që s’do të duhej të ndodhte fare, të bëhesh pjesë e asaj që beson se është e gabuar nuk e konsideroj as parimore as të drejtë”, tha Nagavci. /Reporteri.net/.














