back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVetëvendosje mbajti dje mbledhje, por askund s’u diskutua për çështjen e manipulimit...

Vetëvendosje mbajti dje mbledhje, por askund s’u diskutua për çështjen e manipulimit të votave për kandidatë

Të ngjajshme

UP-ja jep tender njëburimor afro gjysmë milioni euro për sistemin e studentëve

Universiteti i Prishtinës (UP) ka shpërblyer me tender njëburimor,...

Faruk Mujkës i vazhdohet mandati si kryeshef në “Ibër Lepenc”

Bordi i ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenci SH.A” ka marrë...

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje, të cilën nuk është se e kishin bërë publike.

Ndërsa sot nga kjo lëvizje janë publikuar disa fotografi dhe të dhëna për këtë mbledhje.

Aty thuhet se në këtë mbledhje të parën pas zgjedhjeve të përgjithshme ku u diskutua për situatën aktuale në vend.

Sipas VV-së vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, organizimit nëpër qendra dhe çështjeve të rëndësishme.

Por në asnjë rresht nuk u përmend çështja e vjedhjeve të votave, e qenë disa komuna ku tanimë ka nisu hetimet prijnë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve iu ranë votat pas rinumërimit, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dje, në zyrën tonë qendrore, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit tonë në terren.

Në mbledhje ishin të pranishëm Kryeministri, njëherazi Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, si dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz