Vetëvendosje e konfirmon: Përfundimisht s’ka koalicion parazgjedhor LDK-LVV
03

Lexo edheKadri Veseli i lumtur që djali i personalitetit të njohur iu bashkua PDK’së

Ka kohë që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
Por duket se me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre – ky bashkëpunim ndërmjet tyre së paku para zgjedhjeve ka marrë fund.
Kështu ka bërë me dije ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.
“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinëzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.

Lexo edheKadri Veseli i lumtur që djali i personalitetit të njohur iu bashkua PDK’së
Më poshtë keni postimin e plotë: