back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVeterani i UÇK-së nga Plluzhina e Skenderajt lufton me sëmundje të rëndë...

Veterani i UÇK-së nga Plluzhina e Skenderajt lufton me sëmundje të rëndë dhe për banim, fillojnë donacionet e para, ndihmoni edhe ju

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Burim Zeka ka vite që lufton me një sëmundje të rëndë, por sikur kjo mos të mjaftonte ai tanimë lufton edhe për të siguruar banim për familjen e tij. Në ndihmë të Burimit gjatë ditës së sotme është ofruar Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, i cili ka marrë përsipër që veteranit të UÇK-së, Burim Zeka  nga Plluzhina e Skenderajt të ia  paguaj qiranë e banesës, shkruan Drenica Press.

E në kuadër të kësaj edhe mundësinë e trajtimit jashtë vendit. Kështu thuhet në njoftimin e bërë nga Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”. Në kudër të kësaj nga fondacioni, Burimit iu premtua që do të bëhet gjithçka që është e nevojshme për të dhe sëmundjen e tij.

“Adnan Hyseni në emër Fondacionit i garantoj Burimit por edhe vllaut Zaimit dhe familjarëve të tjerë që ishin në vizitë se çka do që kërkohet nga ne dhe ekzistojnë mundësitë bashkë me kombin shqiptar do jemi afër familjes Zeka e veçanërisht veteranit të UÇK-së, Burimit. I cili ishte në gjendje edhe të flijohet në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë që kemi sot e që fatkeqësisht është godit nga sëmundja tepër e rëndë Neurofibromatoza”, përfundon njoftimi./ Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz