Veteranët kundërshtojnë çmimin e lartë të kostumit të nderit, Hyseni: Nuk blehet me para ajo që u fitua me gjak
dp

Lexo edhePërparim Rama në “Kodrën e Trimave”: Kjo lagje moderne, me investime të shumta – 4 vjet nuk janë boll

Në një postim në Facebook, ai tha se uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, pasi çlirimi u bë me gjak…
“Çlirimin e atdheut e kemi la me gjak, nuk e kemi ble me para. Edhe uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, sepse po bie ndesh me kontributin tonë sublim për çlirim dhe bashkim kombëtar,” ka thënë Hyseni.
Veteranët kërkojnë që këto rroba, të dizajnuara dhe të prodhuara nga Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, të sigurohen nga shteti.
Nga ana e tij, Berisha ka shpjeguar se çmimi është i lartë për shkak të sasisë së vogël të prodhimit, duke theksuar se uniformat po përgatiten në Turqi.

Lexo edhePërparim Rama në “Kodrën e Trimave”: Kjo lagje moderne, me investime të shumta – 4 vjet nuk janë boll
Ai megjithatë e ka arsyetuar ankesën e bashkëluftëtarëve, pasi mbi 37 mijë veteranë janë ende pa punë dhe nuk e kanë të lehtë përballimin e këtij shpenzimi.