BallinaLajmeVeteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Të ngjajshme

Edhe 2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës

Bllokada politike dhe skenat e krijuara mbrëmjen e 27...

Luis Enrique pas spektaklit të mbrëmshëm: Nuk kam parë kurrë ndeshje si kjo!

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk e fshehu...

Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura (foto)

Aktori i humorit, Vedat Bajrami ka bërë paraqitjen e...

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në komunikatën e OVL’së thuhet se në takim kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Komunikata:

Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić.

Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz