BallinaLajmeVetëm brenda 24 orësh, kanë ndodhur 27 aksidente, për shkak të borës

Vetëm brenda 24 orësh, kanë ndodhur 27 aksidente, për shkak të borës

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Mëngjesi i sotëm ka zbardhur me të gjitha rrugët e mbuluara me borë e ngrica, të shkaktuara gjatë natës së mbrëmshme.

Qytetarët janë ankuar se kanë pasur vështirësi në qarkullim nëpër magjistrale të ndryshme, në autostradë por edhe brenda qytetit, raporton KTV.

Madje mediat ndërkombëtare në Kosovë si AP’ja kanë sjellë pamje të disa të rinjve në kryeqytet që në shenjë proteste për rrugët e papastruara, kanë dalë me ski e dërrasa skijimi në qytet.

Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se rrugët janë pastruar dhe se të vështira për qarkullimin janë vetëm rrugët në vendet më lartësi të madhe mbidetare.

Edhe zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë thënë se në kryeqytet po operojnë 8 kompani të kontraktuara dhe se të gjitha rrugët janë hapur.

Por jo vetëm ngasësit kanë pasur telashe në qarkullim. Këmbësorët me mjaft vështirësi kanë ecur trotuareve të mbuluara nga bora.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se 11 nga 24 aksidentet e ndodhura kanë qenë me të lënduar në njerëz. Policia ka shqiptuar 803 tiketa për shkelje të rregullave të trafikut.

Ndërsa u është bërë thirrje ngasësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me këtë mot.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz