BallinaLajmeVështirësohet furnizimi me energji elektrike pas problemeve në prodhim

Vështirësohet furnizimi me energji elektrike pas problemeve në prodhim

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

 

KEDS/KESCO njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si rezultat i devijimit nga prodhimi.  Në funksion janë vetëm dy blloqe nga pesë sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

Këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A që është në prodhim, përkatësisht A3 të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral. Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00.

Aktualisht, KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS/KESCO-os kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi.

Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhepse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz