Vështirë t’i mbani lotët nga fjalët prekëse të vëllait të Fadil Vokrrit

Vëllai i ish-futbollistit Fadil Vokrri Adil Vokrri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Fadilit.
“Pikëllimi dhe dhimbja është tepër e madhe për humbjen tënde Fadil i dashur, sa që shpirti dhe zemra ime e vogël se përballojnë dot. Ike pa na thënë lamtumirë duke na lënë si të humbur në këtë botë gënjeshtare. Ti ishe aq i madh dhe ikja e jote ka tronditur jo vetëm botën shqiptare dhe lotët që po e sheh si lum në fytyrat e njerëzve më bëhet sikur është shembur bota jo vetëm për ne, por për të gjithë. Ike kur kishe edhe shumë për të bërë dhe për të na dhënë. Thonë se koha shëron plagët, por unë nuk besoj në këtë, sepse kjo do të na i shtoj plagët. Pikëllimi dhe malli për ty vëlla do të na mbetet për jetë.”, ka shkruar Adil Vokrri në Facebook.

Lexo edhe25-vjeçari vdes pas aksidentit të rëndë
“Legjenda e Futbollit, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57 vjeçare pas një sulmi në zemër./tv21/














