Janë mësuar çiftet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll pas hedhjes së shortit sot në zyrat e FFK-së
Në rrethin e tretë janë përfshirë të gjitha klubet e kualifikuara nga rrethi i dytë dhe tash në këtë rreth inkuadrohen edhe 12 klubet e Superligës së Kosovës, bën të ditur FFK përmes një komunikate për media.
KF Feronikelin e pret një duel i vështirë me Dritën e Gjilanit, kurse Drenica luan me Ulpianën e Ligës së Dytë!
Këto janë çiftet e rrethit të tretë:
Kosova(P)- Kika
Vllaznia(P) – Llapi
R. Sadiku – Vushtrria
Arbëria(D) – Ratkoci
Istogu – Vitia
Drita- Feronikeli
Ballkani – Trepça
Besa – Trepça 89
Ulpiana – Drenica
Flamurtari – Prishtina
Gjilani – Rinia
Vëllaznimi – Behari