BallinaLajmeVeseli ua dorëzon një dokument krerëve të të gjitha partive politike

Veseli ua dorëzon një dokument krerëve të të gjitha partive politike

Të ngjajshme

Vedat Muriqi për FIFA-n: Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë!

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së...

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli ka shpalosur një platformë, të cilën e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës.

Këtë platformë ai ua ka drejtuar krerëve të partive, Isa Mustafës së LDK-së, Albin Kurtit të VV-së, Ramush Haradinajt të AAK-së, Fatmir Limajt të Nismës, Behgjet Pacollit të AKR-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, e cila e plotë është botuar sot në Kohë Ditore.

“Duke marrë për bazë interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, me qëllim të avancimit në agjendën e shtetndërtimit; Duke synuar arritjen sa më të shpejtë të qëllimeve për integrime euroatlantike të Kosovës; Me qëllim që të përmbyllet dialogu me Serbinë, për t’u ndërtuar një partneritet i fqinjësisë së mirë; Duke vlerësuar situatën e tanishme politike në Republikën e Kosovës; Me vullnetin dhe përkushtimin për të përmirësuar të tashmen dhe garantuar të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, Propozoj: Platformën konsensuale dhe gjithëpërfshirëse të agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shkruar se kjo platformë ka për qëllim arritjen e konsensusit politik, për disa prej çështjeve më të rëndësishme, me të cilat Republika e Kosovës është përballur më herët dhe është duke u përballur aktualisht.

Çështjet të cilat do të përfshijë kjo platformë janë ndër më të rëndësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thënë më tej. Janë pesë çështje, sipas tij.

“Ndër çështjet e rëndësishme, të cilat i konsideroj si parësore në këtë platformë dhe për të cilat nevojitet ndërtimi i konsensusit dhe përpilimi i një agjende shtetërore të përbashkët janë: Dialogu me Serbinë; Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; Themelimi i Ushtrisë së Kosovës; Agjenda e Integrimeve Evropiane dhe Reforma Zgjedhore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz