back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVeseli: Të rinjtë dhe gratë po shtohen çdoherë e më shumë në...

Veseli: Të rinjtë dhe gratë po shtohen çdoherë e më shumë në PDK

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mar pjesë të shtunën në piknik me qindra të rinj e të reja të Partisë Demokratike në Komunën e Klinës, tek vendi i quajtur Guri i Zi. Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, tha me këtë rast se PDK po rritet çdo ditë e më shumë me anëtarësimin e të rinjve dhe grave anekënd vendit. “Vizioni ynë për shtetin është i duhuri dhe besimi i gjithë qytetarëve është përgjegjësi për ne”, tha Veseli.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se së bashku me rininë dhe gratë do të krijojnë mundësi të reja, që ata ta ndërtojnë një jetë më të mirë në Kosovë.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Sot mora pjesë në një piknik tek Guri i Zi, me pjesëtarë të të gjitha strukturave të degës së PDK-së në Klinë. Më gëzoi veçanërisht prania e shumtë e të rinjve dhe grave të cilët po shtohen çdoherë e më shumë në partinë tonë. Vizioni ynë për shtetin është i duhuri dhe besimi i gjithë qytetarëve është përgjegjësi për ne. Të gjithë pjesëmarrësve u shpreha mirënjohje për mbështetjen që më kanë dhënë në luftën kundër korrupsionit dhe në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Ne, së bashku, mund ta zhvillojmë ekonominë dhe mund ta rrisim mirëqenien e qytetarëve, duke i shfrytëzuar burimet natyrore dhe njerëzore që i kemi. Së bashku do të krijojmë mundësi të reja për të rinjtë tanë, që ata ta ndërtojnë një jetë më të mirë në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz