BallinaLajmeVeseli: Pyeteni Thaçin se kush është i pari i PDK-së

Veseli: Pyeteni Thaçin se kush është i pari i PDK-së

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli  i pyetur se a është adresa e dytë në PDK, presidenti Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë këtë mundësi duke treguar se ai 100% e udhëheq vet këtë parti, shkruan GazetaBlic.

Është vetëm një adresë, edhe ajo është Partia Demokratike e Kosovës, tash jam edhe modest e kjo mundet me mu keqpërdor. Partinë Demokratike të Kosovës e udhëheqë 100%, edhe ku të jam unë jam veç 100%, unë s’kam ‘part time’ kurrgjë.” – ka thënë Veseli në “BlicInterview”

Veseli ka shtuar se ata që e urrejnë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sipas tij, duhet ta kuptojnë se është lider që i ka dhënë shumë kontribut këtij vendi.

Krejt në fund të emisionit ai e ka ripërsëritur se nuk ka nevojë askush ta marrë me inate punën e Presidentit Thaçi, dhe ka shtuar se është mirë që të pyetet vet Thaçi se kush është i pari i PDK-së.

Sa i përket pjesës së z. Thaçi, Hashim Thaçi edhe ata që e urrejnë më së shumti, duhet ta kuptojnë se është lider që i ka dhënë shumë kontribut këtij vendi. Edhe të njëjtën kohë është President i Republikës së Kosovës, mos te marrin me inati, le ta marrin në mënyrë sportive – po për kryetar të PDK-së jam veç unë, edhe jam njëqind për qind, këtë e pyetni edhe z.Thaçi.”- ka thënë ndër të tjera Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz