BallinaLajmeVeseli preferon riformatim të gjerë të Qeverisë

Veseli preferon riformatim të gjerë të Qeverisë

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot se do të ishte mirë që të shkohet me riformatim të gjerë të Qeverisë, e jo vetëm ndërrim i emrave.

Veseli tha se kjo do të ishte adekuate nëse është i përgatitur edhe partneri i koalicionit, transmeton KP.

“PDK do të kërkojë, bashkërisht me partnerin e koalicionit, të bisedojmë në rend të parë për konceptin qeverisës, në kuptimin a do të bëjmë ndërrime vetëm të emrave, apo do të kemi ndërrim, i cili do të jetë një ri -formatizimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me kryeministër Isa Mustafa. Si mandatar zoti Mustafa, nëse kërkon që të kemi vetëm ndërrim emrash, ne shumë shpejtë do ta bëjmë atë. Gjithsesi jemi pranë një koncepti, do të ishte mirë të shikojmë të kemi një ri-formatizim të gjerë bashkërisht të Qeverisë, në qoftëse është i përgatitur edhe partneri i koalicionit. Të shikojmë aty ku kemi bërë mirë punët, të bëjmë edhe më mirë.

Në të njëjtën kohë në qoftë se kemi pasur në momente të caktuara, ngecje të kemi edhe përmirësime të cilat i presin nga ne qytetarët tanë. Sido që të jetë PDK që nga dita e sotme është e gatshme, nëse pyetja jote aludon vetëm tek plotësimi i emrave. Kjo ka qenë arsye pse kemi ardhur deri tani nuk kemi pasur emra. Shumë shpejtë besoj sot pas takimit me ju do ta kem takimin me kryeministrin e Kosovës dhe pastaj do të vazhdojmë bashkërisht partneritetin tonë deri në vitin 2018”, tha Veseli.

Pas marrjes së postit të presidentit të Kosovës, i zbrazur ka mbetur posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Një javë më herët për postin e ministrit të Jashtëm, PDK ka emëruar Enver Hoxhajn.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz