BallinaLajmeVeseli: PDK po rritet dhe forcohet vazhdimisht

Veseli: PDK po rritet dhe forcohet vazhdimisht

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Lipjan, ku ka deklaruar se po vazhdon rritja dhe forcohet besimi i qytetarëve anembanë Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj.

 

Sipas njoftimit të PDK-së, në praninë e qindra anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka shpërndarë libraza për më shumë se 100 anëtarë të rinj.

Veseli tha se edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK-në po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet, transmeton lajmi.net.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje është obligim dhe përgjegjësi më e madhe për ne. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për të mbështetur dhe shpreh besimin për PDK-në edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore. Kjo tregon dhe është dëshmi se PDK do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme”, tha kryetari Veseli në Lipjan.

I pari i PDK-së ftoi kryesinë e Degës së PDK-së në Lipjan që të punojnë edhe më shumë që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë besimin e sa më shumë qytetarëve për ta qeverisur komunën e Lipjanit, ndërsa u zotua se lidershipi i PDK-së do të angazhohet për fuqizimin e perspektivës për të rinjtë e Lipjanit dhe gjithë Kosovës.

Ndërsa Shukri Buja, në emër të degës i falënderoi anëtarët, veprimtarët, themeluesit e degës në këtë përvjetor duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti e së tashmes dhe të ardhmes së qytetarëve, në veçanti rinisë jo vetëm të Lipjanit, por tërë Kosovës.

15033859_10211883388378056_995071900_o15102085_10211883388138050_127828124_o15044741_10211883387978046_1718318280_o

I FUNDIT

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz