back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeVeseli nga Mitrovica: Gjithmonë do të jem pranë rinisë sonë të talentuar

Veseli nga Mitrovica: Gjithmonë do të jem pranë rinisë sonë të talentuar

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka iniciuar sot hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

- Advertisement -

Duke folur para qindra studentëve dhe profesorëve në Univeristetin e Mitrovicës ku do të jetë e vendosur qendra e inovacionit, Kryeprlamentari Veseli tha se çelësi i zhvillimit ekonomik qëndron tek sektori privat, tek industria prodhuese, tek ekonomia e dijes dhe shkathtësive teknologjike.

“Ky është vizioni ynë, vizioni më adekuat për ta quar përpara vendin tonë, shtetin tonë, Mitrovicën tonë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.

“Ne kemi një rini të talentuar, që e do punën dhe të ardhmen në vendin e vet, një rini të dashuruar pas teknologjisë informative. Kudo ku ka ide të mira, aty do të jetë përkrahja jonë. Për ne të rinjtë janë forcë krijuese. Ne duam t’i shohim të rinjtë që me talentin e tyre, me dijen dhe përkushtimin e tyre, krijojnë zhvillim, krijojnë vende të reja të punës, bëhen sipërmarrës të lirë”, tha Veseli.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz