back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleVeseli në Skënderaj: Dekada e Re për ta fuqizuar Kosovën

Veseli në Skënderaj: Dekada e Re për ta fuqizuar Kosovën

Të ngjajshme

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...
Qindra të rinj të Komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, Kryetari i Degës, Sami Lushtaku, Ministrat Uran Ismaili e Abelard Tahiri dhe personalitete të tjera.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se është krenar që Dekadën e Re po e fillon në Drenicë, në vendin e zhvillimeve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar sesa Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së, jo vetëm para dhe gjatë luftës,  por edhe pas saj, kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për krijimin dhe transformimin e Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

 Ai theksoi se kur rinia e Drenicës ka besuar dhe ka luftuar për lirinë e Kosovës, pak njerëz e kanë besuar se mund të arrihet një gjë e tillë.

 Veseli tha se PDK është fituese dhe parti me besimin më të madh, sepse rolin më të madh gjithmonë ia beson rinisë. Ai përmendi me radhë të gjitha figurat e Rinisë Demokratike ndër vite të cilat sot udhëheqin partinë dhe vendin.

 Ai tha se të rinjtë do të kenë rol edhe më të madh në Dekadën e Re, për ta transformuar dhe fuqizuar PDK-në dhe Kosovën.

 “Ky masivizim i rinisë që po i bashkohet PDK-së, është treguesi më i mirë se sukseset e PDK-së në reformim dhe rritje janë të garantuara”, tha Veseli./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz