BallinaLajmeVeseli: Mijëra të rinj po i bashkohen PDK-së për Dekadën e Re

Veseli: Mijëra të rinj po i bashkohen PDK-së për Dekadën e Re

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot dhjetëra të rinj për të diskutuar vizionin e tyre për platformën e re të PDK-së për rininë në Dekadën e Re.

Kreu i PDK-së ka shpalosur para të rinjve vizionin e PDK-së dhe rolin e ri që do ta ketë rinia në Dekadën e Re dhe qeverisjen e vendit.

Veseli ka thënë se në procesin zgjedhor që po mbanë Rinia Demokratike e Kosovës, deri tani janë bashkuar mijëra të rinj.

“Kryetari Kadri Veseli bashkëbisedoi sot me disa të rinj, tashmë pjesë e Dekadës se Re. Vullneti dhe entuziazmi për Dekadën e Re po shtrihet gjithandej Kosovës. Mijëra të rinj po bashkohen në misionin tonë të ri, në Dekadën e Re për një transformim ekonomik të vendit”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz