back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeVeseli: Kosova, partner i besuar në koalicionin global kundër terrorizmit

Veseli: Kosova, partner i besuar në koalicionin global kundër terrorizmit

Të ngjajshme

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

OVL e UÇK-së, ka thirrur sot konferencë për media. Sipas...

Ibishi: Statistikat flasin për numër të madh të armëve ilegale

Armët pa leje në duart e qytetarëve vazhdojnë të...

Ramadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës

Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e...

Aksident i rëndë pranë mensës së studentëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas...

Matura shtetërore: Sot afati i dytë i provimit

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në tryezën për ekstremizmin e dhunshëm dhe kthimin e luftëtarëve të huaj, që po mbahet në Tiranë, në kudër të Lutjeve të Mëngjesit, ka thënë se Kosova shquhet për masa preventive të pjesëmarrjes së të rinjve nëpër veprimtari terroriste dhe luftëra të huaja.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, në cilësi të panelistit, kryetari Veseli përmendi një varg masash konkrete që ka ndërmarrë Kosova në trajtimin ligjor të rasteve të dyshimta. Në këtë kuadër, Veseli përmendi  miratimin nga Kuvendi të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit dhe atij për parandalimin e financimit të organizatave terroriste.

Duke u kthyer në gjenezën e këtij problemi në Kosovë, kryetari Veseli kujtoi tendencat e organizatave të ndryshme për indoktrinimin e të rinjve menjëherë pas luftës. Kreu i Kuvendit tha se kjo situatë është menaxhuar suksesshëm, në koordinim të ngushtë me partnerët perëndimorë, posaçërisht atyre amerikanë, deri në shpërthimin e konfliktit në Siri.

Veseli bëri të ditur se Kosova aktualisht është duke punuar në një program institucional shumë dimensional që ka për qëllim deradikalizimin e personave që kanë marrë pjesë në konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në këtë përpjekje, Veseli tha se aleati kryesor është rinia.

“Insitucionet po punojnë që të trajtohen dhe të mos kenë vazhdimësi të veprimtarisë që kanë pasur më heret. Aleati më i madh i institucioneve tona në këtë drejtim janë vetë të rinjët e Kosovës dhe besimi tyre në vizionin evro-atlantik”, theksoi Veseli.

Ai po ashtu përmendi edhe raste konkrete të trajtimit ligjor dhe dënimeve gjyqësore që janë dhënë ndaj elementëve të tillë.

“Jemi të zotuar se do të jemi të pakompromis në këtë drejtim. Nuk do të lejojmë askend të vijë dhe të na mësojë mënyrën e jetëses tonë dhe të na ndërrojë mënyrën e sjelljes sonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke kërkuar njëkohësisht nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë veprime inkurajuese për qytetarët e vendit. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz