Veseli-Hotit: Je ba yll i opozitës, blej do dru e nxeju

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë kërkuar Kosovës që të heq taksën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake – raporton Periskopi.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se kjo taksë i ka bërë mirë Serbisë, dhe se e njëjta nuk do t’i dëmtojë raportet me ShBA’të.
“Unë s’kam mendim për këtë punë, veç qëndrim. I ka ba mirë Serbisë kjo taksë, sepse ka qenë shumë agresive dhe nuk e ka respektu Kosovën. Duhet me respektu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Në gjithë jetën time politike ka veç një partner, dhe këta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi vend perëndimor që kemi raporte të shkëlqyera me SHBA’në. Këto mesazhe i marrim shumë seriozisht. Partneriteti me SHBA’në do të jetë i përjetshëm. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë Kosovën në procesin për dialog, jo të hiqet taksa. Shqetësimet e SHBA’së janë edhe tonat”, ka thënë Veseli.
Veseli iu është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotit për koalicionin PAN.
Lexo edheEdhe një tjetër autostradë e re në Kosovë
“Sipas Avdullah Hotit, koalicioni qeverisës është pajtuar që ka rënë borë a? Le t’i blen do dru, le të nxehet. Po bëj shaka, se kam respekt shumë për kolegët e mi. Avdullahi duhet me fol diçka se është në opozitë. Edhe është ba yll i opozitës”, tha Veseli.
Tutje, shkurt ai foli edhe për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.
“Na jemi me Amerikën, e në anën tjetër fqinji ynë po i hap rrugë bashkëpunimit me Rusinë”, ka thënë Veseli./PERISKOPI














