Veseli: FSK do të bëhet ushtri duke respektuar të gjitha procedurat
dp

Lexo edheO’Connell: Demarkacioni çështje mes dy shteteve, le të bazohet në fakte

Kreu i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas marrjes së projektligjit i cili parasheh që FSK të shndërrohet në Ushtri , ka thënë se ky projektligj do të dërgohet në Kuvend duke respektuar të gjitha procedurat.
Veseli në një postim në Facebook ka shkruar se Ushtria e Kosovës do t’i kontribuojë paqes në rajon. Sipas tij, Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitetit të saj shtetëror.
“Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, të cilin e pranova sot, do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës duke respektuar të gjitha procedurat. Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitetit të saj shtetëror. Me Ushtri, ne do t’i kontribuojmë paqes në rajon”, ka shkruar Veseli.

Lexo edheO’Connell: Demarkacioni çështje mes dy shteteve, le të bazohet në fakte