BallinaLajmeVeseli: Debati për demarkacionin meriton të shkruhet në fletët e historisë sonë

Veseli: Debati për demarkacionin meriton të shkruhet në fletët e historisë sonë

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një deklarate përmes Facebokut ka thënë se kufijtë dhe shteti i Kosovës është i paprekshëm. Veseli ka thënë se dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi duhet të sqarohen në mënyrë që vendi të ecë përpara.

Ai gjithashtu debati i sotëm për demarkacionin meriton të shënohet në fletët ende të pashkruara të historisë së Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ne si gjeneratë, nuk jemi të thirrur t’i ndreqim padrejtësitë e së kaluarës, por të garantojmë të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës, të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008. Ne jemi shtet sovran. Kufijtë dhe territori ynë janë të paprekshëm. Ne udhëhiqemi nga politika e fqinjësisë së mirë dhe nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër. Pavarësia e Kosovës ka fuqizuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë. Të gjithë ne, pavarësisht dallimeve politike, qëndrojmë të bashkuar rreth këtyre parimeve. Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi duhet të sqarohen në mënyrë që vendi të ecë përpara. Askush nuk e do stagnimin dhe bllokimin. Vetë interesimi i gjithanshëm që ka ngjallur ky debat e dëshmon këtë. Le të jetë pra ky një fillim ri. Një fillim i përbashkët. Një fillim që do të meritojë të shënohet në fletët ende të pashkruara të historisë sonë. K.V.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz