BallinaShqiptareVeprimi i 18 vjeçares shqiptare shkatërron rrjetin e prostitucionit në Francë

Veprimi i 18 vjeçares shqiptare shkatërron rrjetin e prostitucionit në Francë

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Rrëfimi i një vajze 18-vjeçare nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

Vajza me inicialet A.K., gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo.

Ajo prej tetë muajsh ka marrë në Francë statusin e viktimave që mbrohen nga shteti. Hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, ka shpëtuar edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali, raporton “TCH”.

Në Shqipëri janë arrestuar tre persona, në Francë dy persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist.

“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej shprehet vajza e trafikuar. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte”, ka treguar ajo.

Duhet të zgjedhësh o familjen, o djalin”, ka dhënë ultimatumin i ati.

“Unë zgjodha familjen”, shprehet vajza e trafikuar. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografuar motrën 3 vjeçare të adoleshentes A.K. dhe me këtë e ka kërcënuar në Facebook.

“Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua”, mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimesh vajza ka udhëtuar drejt Francës me mendimin se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë.

Vajza mundi t’i shpëtojë rrugës vetëm më 20 mars 2017, kur ajo u hodh para makinës së policisë franceze në Bordo.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz