BallinaLajmeVengu: Bashkëpunim shumëdimensional Shqipëri-Kosovë në fushën e mbrojtjes

Vengu: Bashkëpunim shumëdimensional Shqipëri-Kosovë në fushën e mbrojtjes

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Ekipi i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, zhvilloi dje një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili nënvizoi bashkëpunimin shumëdimensional në fushën e mbrojtjes.

Vengu theksoi se “rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes”.

ATSh thotë se vizita e ekipit të Komandës Mbështetëse të FA-së në Kosovë ka si objektiv rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e reagimit profesional e efektiv në terren.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 2025”, ku thuhet se Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. ATSh tha se Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi. /atsh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz