PSV Eindhoven është kampionia e re e Eredivisie për sezonin 2024/25, pasi e mbylli kampionatin me një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Sparta Rotterdam, duke ruajtur avantazhin minimal ndaj rivalëve të Ajaxit.
Skuadra e trajnerit Peter Bosz hyri në javën e fundit të kampionatit me vetëm një pikë më shumë se Ajaxi dhe arriti ta mbrojë epërsinë, pavarësisht fitores 2-0 të Ajaxit kundër Twentes.
PSV përfundoi sezonin me 85 pikë, një më shumë se Ajax, i cili gjatë fazës së fundit kishte përmbysur gjithçka pasi udhëhiq për shumë xhiro, por katër të fundit nuk arriti të marr fitore, ku nuk mjaftoi për të marrë titullin fitorja e sotme.
BACK-TO-BACK @EREDIVISIE CHAMPIONS! ❤️🤍#OnsEindje pic.twitter.com/OP8FvrMRdc
— PSV (@PSV) May 18, 2025
Në këtë ndeshje vendimtare, Ivan Perisic hapi serinë e golave për PSV në minutën e 27-të për 1-0. Sparta barazoi në minutën e 52-të me Gjivai Zechiel, por reagimi i PSV-së ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Noa Lang asistoi për Luuk de Jong, i cili riktheu epërsinë për kampionët.
Epilogu i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të kur Malik Tilman shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren dhe titullin për PSV.
Jordan Henderson dhe Wout Weghorst i shënua golat për Ajaxin në fitoren e sotme ndaj Twentes.
We finish the 24/25 season in second place. pic.twitter.com/DGmEKf5RSP
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 18, 2025
Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për PSV, që e mbylli me shtatë fitore radhazi, ndërsa Ajax, pas një epërsie prej nëntë pikësh pesë javë para fundit, u rrëzua me humbje dhe barazime vendimtare që i kushtuan titullin. /Telegrafi/