Vendos Haradinaj: Ndan 20 mijë euro për riparimin e katedrales Notre Dame
BILLI

Lexo edheJa kush ishin 39 shqiptarët e “milicisë” serbe në Gjakovë në vitin 1998 (Dokument)

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilën do të ia dhurojë Francës për ndërtimin e Katedrales Notre Dame e cila u dogj të hënën
Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
“Eshtë mbajtur mbledhja dhe është marrë vendimi që të ndahen 20 mijë euro”, ka thënë Gashi për Gazetën Express

Lexo edheJa kush ishin 39 shqiptarët e “milicisë” serbe në Gjakovë në vitin 1998 (Dokument)
Katedralja 850-vjeçare Notre Dame u kaplua nga flakët gjatë ditës së hënë. Sipas autoriteteve franceze, zjarri ishte aksidental.
Deri më tani janë mbledhur më shumë se 1 miliardë euro si donacion për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame që u përfshi nga zjarri ditë më parë në Paris të Francës./GazetaExpress