back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVendimi për Haradinajn më 2 mars

Vendimi për Haradinajn më 2 mars

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Një gjykatë franceze në Colmar ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars. .

Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se ‘Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës”.

“Shpresoj se vendimi mos po merret me herët se 2 marsi është shumë gjatë. Është humbur shumë kohë në një kërkim ekstradimi që është abuziv nga ana e Serbisë që është pa bazuar”.

“Kjo nuk është asgjë e re që nuk e di Franca dhe e gjithë bota. Kryeministri i Serbisë Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit dhe kanë udhëhequr formacione paraushtarake, dhe atëherë kanë pasur edhe ushtri. Presidenti Nikoliq gjithashtu ka udhëhequr formacionet paraushtarake, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Serbisë Daçiq ka qenë ndihmës i Milosheviqit”.

“Prandaj atyre nuk iu interesojnë viktimat, nuk iu interesojnë ligjet, ata keqpërdorin këtë përparësi që janë pjesë e Interpolit dhe provojnë ta pengojnë rrugën e Kosovës”, tha Haradinaj para Gjykatës në Colmar. .

Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia.

Mirëpo, përgjigja e Haradinajt ishte kundër, duke ia rikujtuar gjykatësit se “ky rast është krejtësisht politik”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në vitin 2012 ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.

Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.

Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, pasi Prokuroria e akuzoi atë dhe dy bashkë luftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, për krime lufte.

Ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze nuk është veprimi i vetëm, pasi që ndalime të tilla të personave të kërkuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, ka pasur edhe në të kaluarën.

Autoritet e Kosovës kanë thënë se kanë adresuar te faktori ndërkombëtar çështjen e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia ndaj qytetarëve të saj, por ka mundur të bëjë pak në këtë drejtim, ngase Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare të sigurisë.

Kosova e cila ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL në prill të vitit 2015, por që vitin e kaluar kjo organizatë suspendoi aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare. /Rel

Të Fundit

Sport

ShowBiz