back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportVëmendje ju lutem, shikojeni renditjen tabelare (FOTO)

Vëmendje ju lutem, shikojeni renditjen tabelare (FOTO)

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Pas fitores në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë, ekipi kombëtar i Kosovës e kryeson Grupin A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, duke e lënë prapa Kombëtaren e Anglisë.

“Dardanët” arritën t’i marrin fitore tejet të rëndësishme, me rezultat 2:1, në ndeshjen kundër Çekisë, sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’i marrë tri pikët e radhës në kuadër të Grupit A, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme pasi që ato e dërgojnë Kosovën në kreun e Grupit A, të paktën derisa të zhvillohet ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje.

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët do ta zhvillojnë sot në orën 18:00 kundër Bullgarisë.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz