BallinaShqiptareVëlla e motër shpërthejnë në lot para gjykatës, babai: Nuk kanë lidhje...

Vëlla e motër shpërthejnë në lot para gjykatës, babai: Nuk kanë lidhje me minat

Të ngjajshme

Vëlla dhe motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë, kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjatë momentit të hyrjes, dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, teksa mësohet se Amelda është edhe shtatzënë.

Babai i tyre duke folur për gazetarët tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë, nuk kanë lidhje me minat.

Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin.

Elmi Lukani: Jam babai i Armandit.Çunin e dija se ishte në punë.Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia.Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi.Djali im është i pafajshëm./oranews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz