Nisma e disa deputetëve për shfuqizimin e gjykatës speciale, e ka nervozuar nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.
Ai tha se Kosova është shtet për shkak të aleancës historike me shtetet perëndimore e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se një iniciativë e tillë, nuk i konvenon raporteve me miq ndërkombëtar.
Këto deklarata Veliu i bëri në shënimin e 28 vjetorit të themelimit të LDK-së në Vushtrri.
Por, këtu mungoi lideri i partisë Isa Mustafa, i cili është i shtrirë në një klinikë në Gjermani.
Kronikë nga Artiana Matoshi.