BallinaSportVedat Muriqi meriton respekt

Vedat Muriqi meriton respekt

Të ngjajshme

U premtoi birra tifozëve, futbollisti boshnjak: Do e mbajë fjalën, pijet e i keni nga unë…!

Sulmuesi i Bosnja dhe Hercegovina, Ermedin Demirovic bëri një...

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale mbështetë...

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e...

Shkruan: Albert Bunjaki, ish selektor i Kosovës

“Vedat Muriqi meriton respekt.

Kontakti im i parë me Vedatin ishte kur ai luante në ligën e dytë në Turqi, te Giresunspor, në rrugëtimin e tij drejt një niveli më të lartë. Në atë kohë e dija që kishte qenë pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë dhe gjithashtu ndiqej nga Kombëtarja e Turqisë. Që atëherë, tek ai pashë diçka të veçantë.

Unë kërkoja një sulmues me tipare të qarta fizike, prezencë dhe karakter cilësi që mund të mbajnë një ekip. Perpjekjet për të afruar Vedat Muriqin u bënë gjithnjë e më konkrete.

Bisedën tonë të parë e mbaj mend shumë mirë. Ai më tha:

“Trajner, unë dua të përfaqësoj vendlindjen time.”

Në atë moment e kuptova vendosmërinë e tij. Zemrën e tij të madhe. Dashurinë e tij të sinqertë për Kosovën.

Vedat, ti je bir i Kosovës dhe gjithmonë do të mbetesh i tillë.

Ti nuk përfaqëson vetëm një skuadër, por një popull të tërë.

Ti je krenaria jonë, në fushë dhe jashtë saj.

Futbolli është më shumë se një ndeshje.

Dhe ti tashmë ke treguar çfarë do të thotë të luash me zemër për vendin tënd.

Krenar qe rruget tona u bashkuan.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz