Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave të familjes Kola në Shqipëri
dp

Lexo edheSami Kurteshi veç verbalisht shfaq “rezervat” për Listën Srpska voton që t’i certifikohet rezultati

GoFundMe u hap nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave.
Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.
Shuma e mbetur do të shërbejë për mbështetjen e familjarëve të viktimave.
Ndryshe, Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edheSami Kurteshi veç verbalisht shfaq “rezervat” për Listën Srpska voton që t’i certifikohet rezultati
Sipas autoriteteve, kaldaja dyshohet se ishte e re dhe ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.
Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për lamtumirën e fundit.