Vdes një 74 vjeçar nga Vushtrria i prekur me Coronavirus
03

Lexo edheVushtrriasit i mbushet oborri me ujë, me litar e ndihmojnë të dal nga shtëpia

Në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, mbrëmë ka ndërruar jetë një person i moshës 74-vjecari. I ndjeri ishte i prekur nga Covid -19 dhe që disa ditë po trajtohej në këtë spital.
Lajmin për vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar për Express, zyrtarë të spitalit.
Ndërkohë në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Sipas njoftimit të spitalit 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Lexo edheVushtrriasit i mbushet oborri me ujë, me litar e ndihmojnë të dal nga shtëpia
Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.