back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeVdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se humbi jetën pas...

Vdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se humbi jetën pas rënies së një lisi

Të ngjajshme

Fluks i ulët në kufi, pritjet deri në 20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat,...

Shukri Buja me aktivitete në Lipjan: Dëshmi që fitorja është e jona

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Përleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të plagosur

Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare...

Osmani nga Austria: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në...

Një 31 vjeçar ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri, në rajonin e Gollakut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se e kanë pranuar informatën për një person të lënduar rreth orës 17:00, të dielën.

Pllana njoftoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz