Vdes nga koronavirusi veteranja e arsimit nga Drenasi

Ka vdekur dje veterania e arsimit Hajrie Rrecaj.
E ndjera ishte e infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti Naim Rrecaj.
“Po, ka vdekur prej Covid-19. Ka qenë e shtrirë në Klinikën Infektive që nga data 28 qershor. Ajo ka përdorur barëra si shumë që përdorin për tension”

Lexo edheEdhe sonte ka të infektuar nga komuna e Drenasit
Hajrie Rrecaj, për herë të parë, mori ditarin në dorë në vitin 1977, në shkollën fillore Emin Duraku komuna e Orllatit. Pas tri vitesh filloi punën në Drenas dhe punoi 15 vite me radhë, si mësuese e mësimit klasor.
Në komunën e Prishtinës ajo filloi punën në vitet e 90-ta në shkollën Asim Vokshi deri në mbarimin e luftës dhe pastaj e vazhdoi punën në shkollën Faik Konica.
Njoftimi është bërë edhe nga kolektivi i shkollës fillore “Faik Konica”.














