back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, po trajtohej gjatë për...

Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, po trajtohej gjatë për probleme shëndetësore

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Një i burgosur me inicialet T. Zh. ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, pas një periudhe të gjatë trajtimi për probleme shëndetësore.

Ai kishte marrë trajtim të vazhdueshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalin e Pejës, me më shumë se 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021.

”Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet T. Zh.

I njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.

Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij per çka ishte refuzuar nga gjykata.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz