Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar
dp
Lexo edheTifozi i Sevillës që i kishte thënë Viniciusit “majmun”, përballet me 1 vjet e nëntë muaj burg
Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i futbollit Drita, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Bujar Ramadani (Lalushi).
Klubi ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv për këtë humbje të madhe.

Lexo edheTifozi i Sevillës që i kishte thënë Viniciusit “majmun”, përballet me 1 vjet e nëntë muaj burg
Bujar Ramadani do të kujtohet gjithmonë me respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në futboll, përkushtimin në sport dhe gjurmët që la si sportist e si njeri.
Kujtimi për të do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan.
Pusho në paqe, Lalush./IndeksOnline/
