Vdes gruaja në Prizren, u godit nga një veturë me targa të Kroacisë
BILLI

Lexo edheTelevizioni serb prezanton hartën e re: Kështu do të duket Kosova pas shkëmbimit të territoreve (Foto)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.
Në ora 12:00 të ditës së sotme një grua ka vdekur si pasojë e goditjes së një veture në rrugën ‘Ismet Kryeziu’. Aksidenti në fjalë është konfirmuar edhe nga Zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.
Gashi për Indeksonline ka thënë se gruaja e cila humbi jetën si pasojë e goditjes ishte 78 vjeçare.
“Një vozitës i moshës 25 vjeçare me inicialet F.T me veturën e tij ka goditur një grua të moshës 78 vjeçare me inicialet B.M. Pas aksidentit viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Lexo edheTelevizioni serb prezanton hartën e re: Kështu do të duket Kosova pas shkëmbimit të territoreve (Foto)
I dyshuari në fjalë është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa siç mëson Indeksonline vetura e cila po vozitej nga 25 vjeçari ishte me tabela të Kroacisë.
Duhet përkujtuar që përgjatë këtij viti numri i aksidenteve në përgjithësi ka qenë shumë i lartë duke mos harruar edhe aksidentet me fatalitet./Indeksonline/