back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditVdes babai i Rihanna-s

Vdes babai i Rihanna-s

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Babai i këngëtares Rihanna, Ronald Fenty, vdiq sot në mëngjes në moshën 70-vjeçare.

Ai ndërroi jetë në Los Angeles pas një “sëmundjeje të shkurtër”, megjithëse shkaku i saktë i vdekjes nuk u zbulua menjëherë, raportoi fillimisht Starcom Network News.

Rihanna kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin për shkak të problemeve të tij me abuzimin me drogën dhe alkoolin.

Ai dhe nëna e këngëtares, Monica Braithwaite, u divorcuan kur Rihanna ishte 14 vjeç.

Në një intervistë të vitit 2011 me Vogue, Rihanna e quajti marrëdhënien baba-bijë “vërtet të çuditshme” dhe tha se ai kishte bërë gjëra “kaq të çuditshme saqë nuk mund ta kuptoj dot”.

Por në vitin 2012, Rihanna tha se të dy e kishin “riparuar” marrëdhënien e tyre dhe, pavarësisht se shpesh raportet e tij me nënën ishin “të tmerrshme”, “nuk krahasohej me sa i shkëlqyer ishte ai si baba”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz