back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i Fakultetit Ekonomik i mbushur me ujëra...

Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i Fakultetit Ekonomik i mbushur me ujëra të zeza

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për më shumë se një muaj, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe në bodrumin e objektit. Zyrtarë nga ky fakultetit, thonë se kanë njoftuar institucionet përkatëse dhe presin që problemi të zgjidhet sa më shpejtë.

Për më shumë se një muaj të gjitha ujërat e zeza të Fakultetit Ekonomik po derdhen brenda bodrumit të tij ku ndodhen edhe dosje të rëndësishme të arkivit.

E tillë është gjendja në Fakultetin Ekonomik, ku aktualisht kjo pjesë është rreptësisht e ndaluar, përveç me masa mbrojtëse. Më shqetësuese po paraqitet fakti se këtu ndodhen edhe dosjet e kryesore të cilat po rrezikohen!.

E kundërmimi ndjehet pothuajse në të gjitha katet e objektit, derisa një pjesë e stafit është detyruar të punojë në hapësira tjera brenda objektit.

“Për shkak të kundërmimit, kemi marrë masa që një pjesë e administratës të zhvendoset në hapësira të tjera. Ndërsa në bodrum, aty ku ndodhen dosjet, hyrja është e ndaluar rreptësishtë përveç në raste të veçanta dhe me masa mbrojtëse, sipas vendimit të Inspektoratit të Punës. Sigurisht nëse hynë uji në arkiv dëmet mund të anë të pariparueshme”, thotë Bashkim Salihu, ushtrues detyre i Sekretarit të Fakultetit Ekonomik.

Kjo situatë, përveç që ka bërë të pamundur punën normale të një pjese të stafit, po pamundëson edhe mbajtjen e ligjëratave, thonë studentët.

“Para së gjithash, është era e keqe dhe kushtet janë shumë të vështira për të ndjekur mësimin në këto salla”, thotë Adhurim Majkofci, student në Fakultetin Ekonomik.

Nga kompania e Ujësjellësit ‘Prishtina’ kanë deklaruar se rrjeti i tyre është në rregull dhe se problemi është brenda objektit të fakultetit.

Ndërkaq, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës thonë se do të intervenojnë posa Ujësjellësi Prishtina, sipas përgjegjësisë që u takon, fillimisht ta informojë drejtorinë për zonën ku duhet të ndërhyhet.

Ndërsa nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës ende nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me këtë çështje. /RTK/

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz