Vdekje e dyshimtë në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, viktima është një 65 vjeçar
dp

Lexo edheRrugës për Washington, Starmer: Të gjithë duan që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se njësitet policore kanë dal menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës mashkull rreth 65 vjeçar, është është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.

Lexo edheRrugës për Washington, Starmer: Të gjithë duan që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund
Siç ka raportuar gazeta Sinjali, në afërsi të fushës së sportit në fshatin Prekaz i Poshtëm, në një zonë pyjore, është parë një person i varur në litar.