back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme"Vdekja po e priste", historia përlotëse e elktricistit që vdiq në krye...

“Vdekja po e priste”, historia përlotëse e elktricistit që vdiq në krye të detyrës

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Sekretari Rubio viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e...

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Ditën e reshjeve të denduara të shiut në fundjavë, Fatjon Hoxha, elektriçist i OSHEE, humbi jetën në majë të një shtylle të tensionit të lartë, duke riparuar një defekt elektrik, në fshatin Rragam të Tropojës. Ngjarja tronditi të gjithë zonën.

Rrugët e Bajram Currit janë të zbrazëta. Një pjesë e banorëve janë drejtuar në Luzhe, 8 km larg për t’i thënë lamtumirë Fatjon Halil Hoxhës, punonjësit të OSHEE-së që vdiq në krye të detyrës.

Trupi i djalit, që në mars do të mbushte 33 vjec u vendos në lëndinën afër shtëpisë.

Nëna e ulur gati pa ndjenja afër të birit, mbahej nga nusja e Fatjonit. Babai dhe vëllai i të ndjerit i rrinin mbi krye.

Një shprehje thotë: Për të vdekurin ose flitet mirë ose heshtet. Për Fatjonin 32-vjeçar flasin të gjithë vetëm me fjalë shpirti.

Të ardhur nga qytete të ndryshme deri nga Korça e Durrësi, secili ka lidhjen e vet me të.

Në shtëpi punonte vetëm Fatjoni, bashkëshortja është e papunë, ndërsa prindërit pensionistë. Shokët e tij tregojnë se ditën e tragjedisë kishin pirë kafen e mëngjesit me Fatjonin, i cili prej 1 viti punonte si elektriçist për OSHEE-në.

“Mos shko”,- i kishin thënë, se po bëhet qameti. Po e priste vdekja, – thotë një shok i tij i fëmijërisë, që nuk pranon të tregojë lotët e burrit para kamerës.

Vendosja e kapakut mbi arkivol vulosi kapitullin e jetës për Fatjon Hoxhën baba i një djali 3 vjeç dhe i një vajze 1 vjeç e gjysmë.

Trupi i tij u varros në lëndinën pas shtëpisë, vendim ky i të atit, Halilit, që do ta ketë sa më afër birin e tij. /Top Channel

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz