BallinaLajmeVdekja e policit të Kosovës, flasin familjarët e të ndjerit

Vdekja e policit të Kosovës, flasin familjarët e të ndjerit

Të ngjajshme

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë...

Arrestohen tre protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar pak më parë tre...

Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas

Një sulm me dron rus gjatë natës dëmtoi infrastrukturën...

Mujedin Spahiu është polici i cili u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

Klan Kosova ka qenë në shtëpinë e viktimës në fshatin Dubovë të  Madhe të Pejës e cila ka hapur dyert për të pame ku për rastin kanë folur edhe familjarët.

Djali i axhës së tij, Rifat Spahiu ka përshkruar në detaje se çka ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas tij, Muhedini të martën pas orës katër pasi e ka kryer ndërrimin e punës në polici është kthyer në shtëpi ku edhe ka lënë disa letra dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Ai është gjetur i vdekur në veturën e tij të tipit Golf 2 në një fushë në Vitomiricë” ka theksuar Rifati.

Edhe djali tjetër i axhës së Muhedinit, Fadili ka treguar për Klan Kosovën për vendin ku u gjet trupi i të afërmit të tij.

Familjarët poashtu bën të ditur për Klan Kosovën  se ai është gjetur pa shenje jete i veshur me uniformë të policisë si dhe vdekja e tij është shkaktuar nga arma zyrtare.

Polici i Kosovës, Muhedin Spahiu ishte 46 vjeçar dhe pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz