Një djalë 18vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti tragjik. Ai është Kristi Panajoti, 18 vjeç.
Panajoti është djali i biznesmenit të njohur vlonjat, Renato Panajoti. 18vjeçari udhëtonte me një BMË X6 së bashku me një të afërmin e tij, Petro Beja, 21 vjeç. Ky i fundit drejtonte mjetin kur ra në një gropë në Vlorë. Familjarët e viktimës kanë akuzuar firmën që po kryente punimet për aksidentin tragjik. Të afërmit e tij jane revoltuar me Policine. Ata pretendojne se gropa ku ra automjeti ishte hapur nga firma qe po punon per “Lungomaren”. Ndersa Policia tha ne deklarate se mjeti kishte dale nga rruga dhe kishte perfunduar ne kanal.
Njoftimi i Policise
Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMVX6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit. Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.