back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdekja e Agon Zejnullahut, lirohen nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë

Vdekja e Agon Zejnullahut, lirohen nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë

Të ngjajshme

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të pesë zyrtarëve policorë, të cilët ai i ka mbrojtur, duke e cilësuar këtë si një fitore të drejtësisë dhe arsyes mbi padrejtësinë.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën, nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, kjo nuk ishte vetëm një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, por një betejë më e gjerë për të drejtën dhe për të parandaluar që frika nga opinioni publik të zëvendësojë zbatimin e ligjit.

“Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist”, ka theksuar avokati.

Berisha ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, nuk heshtën përballë padrejtësisë dhe ka ritheksuar përkushtimin për të qëndruar gjithmonë në anën e ligjit.

“Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit