Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin lidhur me dekretin për mandatarin për forminin e qeverisë.
Pra, akoma nuk ka ndonjë vendim konkret nga ky institucion.
Ekipi i Klan Kosovës gjendet në afërsi të Kushtetueses dhe po i përcjell nga afër zhvillimet.
Aty janë vërejtur disa lëvizje dhe ka pasur edhe drita të ndezura brenda, çka jep sinjal se puna ende po vazhdon në sjelljen e këtij vendimi.
Edhe patrullat e policisë po qëndrojnë që nga ora 15:00, nga kur janë vendosur aty pas paralajmërimit për fillimin e test-protestës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është mbajtur nga ora 17:00.
Klan Kosova do të ju informoj me kohë lidhur me zhvillimet për vendimin e dekretit të presidentit për mandatarin.