BallinaLajmeVasfije Krasniqi e gatshme të ballafaqohet me Vuçiqin

Vasfije Krasniqi e gatshme të ballafaqohet me Vuçiqin

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nga QKRMT kërkojnë që kjo temë të diskutohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë shtëpi janë kujtimet më të rënda të Vasfije Krasniqit.

Para njëzet e një vitesh, Krasniqi që ishte në moshë të mitur u dhunua seksualisht e u torturua nga policët serbë.

Ky krim sot e asaj dite mbeti pa u dënuar.

Por vetë Krasniqi synim ka ta dërgojë përpara këtë kauzë përmes ulësës që ka siguruar në Kuvendin e Kosovës, duke u gjendur në pesëshen më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pikërisht, Krasniqi njëra ndër gratë më të votuara në Kosovë do të jetë zëri i atyre që përjetuan dhunë seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Vëllai i saj, thotë që kjo temë duhet të jetë çështje diskutimi në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Madje sipas vëllait të saj Vasfije Krasniqi që historinë e saj të dhimbshme e rrëfeu publikisht aktin makabër të serbëve është e gatshme të ulët në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Por sa ka hapësirë që Kosova të negociojë këtë temë me palën serbe në fazën e fundit të dialogut Prishtinë-Beograd?

Ndërkohë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, po vazhdojnë të aplikojnë tek Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Feride Rushiti tregon se kanë aplikuar edhe burra për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale.

Rushiti thekson që kjo temë duhet të ngritët në bisedimet me Serbinë.

E Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse do kërkojë të diskutohet për këtë temë ne bisedime meqë kjo parti nuk e ka në prioritet e para dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, njëzet e një vite pas Kosova nuk e ka asnjë vendim të Gjykatës që e dënuan këtë krim, tek vitin e kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale ndaj Zoran Vukotiq i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim për krime lufte në Komunën e Vushtrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz