BallinaLajmeRinumërimi i votave të AAK’së, kur do të publikohen rezultatet?

Rinumërimi i votave të AAK’së, kur do të publikohen rezultatet?

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për rinumërimin e këtyre votave është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së.

Detaje ka dhënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Sa i përket fillimisht vendimit të panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të rinumëruar votat për kandidatët e subjektit politik, votat që kanë ardhur me postë dhe ato me kusht me qëllim të qartësimit të një çështje e cila është ngritur në media sa i përket rezultatit për kandidatët e AAK’së”, tha ai.

“KQZ ka marrë vendim që krahas këtij vendimi të PZAP’së që të bëjë rinumërimin edhe të shtatë vendvotimeve në të cilat ka qenë numërues, apo ka marrë pjesë gjatë procesit të numërimit personi i cili është shfaqur, ose prezantohet në videon e cila është paraqitur në media”, theksoi Elezi.

“Përveç këtyre rinumërimeve presim edhe vendimin e Gjykatës Supreme ku palët e pakënaqura me vendimin e PZAP’it mund të parashtrojnë natyrisht deri nesër ankesën bë këtë institucion”, tha Elezi.

Ai ka treguar se kur pritet të publikohen rezultatet.

“Pasi të përmbyllen këto çështje që kanë të bëjnë me rinumërimet në QNR atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor mund të procedojë për të certifikuar rezultatin përfundimtar. Por pa përmendur ndonjë datë specifike kur do të bëhet kjo sepse kjo varet nga numri i vendvotimeve që do të rinumërohen”, tha Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz